Misioni Artemis II/ Astronautja rrëfen përjetimin në hapësirë: Më tronditi që përreth Tokës dukej…

12 Prill 2026, 13:55 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS
Misioni Artemis II/ Astronautja rrëfen përjetimin në

Katër astronautët e misionit Artemis II kanë ndarë për herë të parë përjetimet e tyre pas kthimit nga një udhëtim rekord 10-ditor rreth Hënës, duke hyrë në histori si njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka.

Në një pritje të veçantë në NASA, në Qendrën Hapësinore Johnson në Houston, ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen u prit me duartrokitje dhe entuziazëm nga publiku.

Astronautët përshkuan një distancë prej rreth 406,771 kilometrash nga Toka, një rekord i ri në historinë e eksplorimit hapësinor.

Gjatë fjalimeve të tyre, ata ndanë emocionet dhe sfidat e përjetuara në këtë mision unik. Christina Koch, e vetmja grua në ekuipazh, theksoi një moment që e kishte prekur veçanërisht.

“Njerëzit na pyesnin se çfarë përshtypje kishim. Nuk ishte vetëm Toka ajo që më tronditi, por errësira e pafund përreth saj. Dukej sikur planeti ynë ishte një anije që qëndronte pezull në univers”, u shpreh ajo.

Misioni Artemis II konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzve në Hënë dhe më tej, duke hapur një kapitull të ri në eksplorimin hapësinor.

Po ndodh...

ide