Aksident tragjik në Itali, tre të vdekur dhe një i plagosur rëndë

12 Prill 2026, 13:16 / BOTA ALFA PRESS

Aksident tragjik në Itali, tre të vdekur dhe një i plagosur

Tre të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i të vdekurve nga një aksident që ndodhi pak para orës 6:00 të mëngjesit në Via Emilia Ovest, pak jashtë Modenës në Itali.

Në aksident u përfshinë një kamion qumështi dhe një makinë, ku të dyja përfunduan në anë të rrugës.

Punonjësit e emergjencës ndërhynë për të nxjerrë katër personat e bllokuar në automjet. Pavarësisht përpjekjeve të shpejta të shpëtimit, vetëm pasagjeri i katërt u nxor i gjallë, por në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerë u konfirmuan të vdekur.

Po ndodh...

ide