Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi
31 Maj 2026, 18:00 / AKTUALITET

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në fshatin Pllanë të Lezhës ku ka përfshirë një parcelë të mbjellë me pemë dhe vreshta rrushi, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera përreth.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje ka ndërhyrë Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), i cili ka punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll dhe u fik plotësisht, duke shmangur dëme më të mëdha në zonë. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet përkatëse.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128