Incidentet në Zvërnec, reagon për herë të parë Rama

31 Maj 2026, 14:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Incidentet në Zvërnec, reagon për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentet që ndodhën gjatë protestës së djeshme në Vlorë, ku qytetarë dhe aktivistë protestuan kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.

Postimi i plotë:

Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tashmë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë, e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të Policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cenon besimin e publikut është e duhura.

Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në orën 10:00. Live për të gjithë të interesuarit, natyrisht

Po ndodh...

ide