Si u instaluan celulat e terrorizmit islamik gjatë pushtetit të Berishës së parë dhe plani për të sulmuar ambasadën e SHBA
Ndërkohë që në SHBA, Europë dhe vendet aleate është rikthyer alarmi i terrorizmit islamik, këtë herë në kuadër të përplasjes me Iranin dhe organizatat "proxy" të këtij shteti të cilat synojnë tē shënjestrojnë çdo gjë amerikane dhe perēndimore, edhe dhe shteti shqiptar, ka historinë e tij me radikalizmin islamik. Dhe kjo shënjon direkt me pluralizmin dhe vendosjen e demokracisë. Hyrja dhe strehimi i celulave të terrorizmit islamik në Shqipëri gjatë viteve 1990, fillimisht ishte rezultat i një "stuhie të përsosur" historike: Një shtet i falimentuar dhe i sapo dalë nga komunizmi, institucione të dobëta e të korruptuara, dhe një nevojë e dëshpëruar për ndihmë ekonomike.
Rrjetet terroriste, kryesisht Al-Kaeda dhe Xhihadi Islamik Egjiptian, e shfrytëzuan këtë vakum nëpërmjet një strategjie të mirëmenduar infiltrimi.
Kamoflimi nëpërmjet OJQ-ve dhe Shoqatave Bamirëse
Rruga kryesore e hyrjes së celulave dhe eksponentëve të terrorizmit islamil në Shqipëri, ishte aspekti humanitar. Pas vitit 1992, në Shqipëri zbarkuan rreth 20 fondacione dhe organizata jo-qeveritare (OJQ) nga vendet e Gjirit Persik (si Arabia Saudite, Katari, etj).
Misioni zyrtar që u përdor si kamuflim prej tyre ishte shpërndarja ndihmash ushqimore, hapja e jetimoreve, spitaleve dhe rindërtimi i infrastrukturës fetare të shkatërruar nga regjimi ateist, (ndërtimi i xhamive dhe hapja e medreseve).
Por kjo ishte vetëm kopertura. Misioni i fshehtë i tyre ishte krejtësisht tjetër gjë. Këto shoqata shërbyen si mbulesë perfekte për pastrim parash, falsifikim dokumentesh, trafik armësh dhe rekrutim. Financat e tyre nuk kontrolloheshin nga shteti i dobët shqiptar, por përkundrazi, ato trajtoheshin me një status te privilegjuar nga institucionet shtetërore.
Politika e "Dyerve të Hapura" dhe Gabimet Gjeopolitike
Në fillim të viteve '90, qeveria e kohës nën drejtimin e Presidentit Sali Berisha, ndërmori hapa domethënës që lehtësuan dhe favorizuan këtë prani të celulave të terrorizmit islamik në vendin tonë.
Fillimisht ishte anëtarësimi në Konferencën Islamike (OIK). Shqipëria u anëtarësua nxitimthi dhe pa konsultim me aleatët perëndimor, veçanërisht SHBA, duke shpresuar për investime të mëdha kapitale nga bota arabe.
Një faktor i rëndësishëm për mësymjen e radikalëve islamik drejt "parajsës shqiptare", ishte heqja e vizave dhe dhënia e shtetësive. U hoqën vizat për shumë vende të Lindjes së Mesme dhe u dhanë me lehtësi pashaporta shqiptare për "investitorë" dhe "punonjës humanitarë" pa asnjë verifikim të kaluarës së tyre. Kjo u dha terroristëve liri të plotë lëvizjeje nëpër Evropë.
Rolet e Drejtuesve të Lartë Terroristë në Tiranë
Disa nga figurat më të kërkuara të terrorizmit ndërkombëtar jetuan dhe operuan të qetë në Tiranë gjatë periudhës kur Sali Berisha ishte president.
Mohammed al-Zawahiri, vëllai i Ayman al-Zawahirit, (i cili më vonë u bë lideri i Al-Kaedës pas vrasjes së Bin Ladenit), erdhi në Shqipëri me dokumente false si punonjës i një organizate bamirëse dhe drejtonte celulën e Xhihadit Islamik Egjiptian nga vendi ynë.
Më e rēndësishmja ishte Celula e Tiranës, e cila merrej me logjistikë, strehimin e xhihadistëve që iknin nga vendet arabe, si dhe me planifikimin e sulmeve jashtë vendit. Madje, u zbulua se celula kishte monitoruar dhe fotografuar edhe ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë për një sulm të mundshëm ndaj saj. Shërbimet inteligjente perëndimore dhe veçanërisht ato amerikane e dinin situatën dhe kishin paralajmëruar presidentin Berisha që të largonte nga vendi këto celula terroriste, por ai kishte refuzuar. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore që prej vitit 1996, marrëdhëniet e SHBA me Berishēn ishin krejtësisht të ngrira.
Kaosi i Vitit 1997
Pas rënies së shtetit në vitin 1997 dhe hapja e depove të armëve krijoi një terren edhe më të favorshëm për këto celula terroriste. Elementët ekstremistë përfituan nga anarkia për të siguruar armatime dhe për të forcuar pozicionet e tyre, duke përfituar edhe nga mungesa totale e kontrollit të kufijve.
Fundi i Celulave: Operacioni "Të kthyerit nga Shqipëria"
Ndryshimi i pushtetit në vitin 1997 dhe rritja e presionit nga Shërbimet Inteligjente Perëndimore, (CIA zbarko në Shqipëri e alarmuar), shënuan fillimin e fundit për këto celula.
Goditja e parë e madhe erdhi në vitin 1998 në një operacion të përbashkët të CIA-s dhe SHISH-it shqiptar. Celula kryesore u shkatërrua. Shumë anëtarë u arrestuan dhe iu dorëzuan autoriteteve egjiptiane, (një proces që në histori njihet si gjyqi i "Të kthyerve nga Shqipëria").
Pas ngjarjeve tronditëse terroriste 11 Shtatorit 2001 në SHBA, Shqipëria mbylli përfundimisht të gjitha OJQ-të e dyshimta, ngriu asetet e tyre bankare dhe dëboi personat e lidhur me to, duke u rreshtuar tashmë si aleat i ngushtë i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.
Vlen për tu theksuar, se me gjithë përpjekjet e këtyre celulave për të mbjellë radikalizëm mes popullit shqiptar, (Në rastin më të mirē u lejuan nga shteti shqiptar), ato dështuan të krijonin baza solide popullore në Shqipëri. Toleranca tradicionale fetare e shqiptarëve dhe orientimi i tyre i fortë kulturor drejt Perëndimit, shërbyen si një mburojë natyrale ndaj ideologjive ekstremiste, pavarësisht se pushteti i Berishës së parë, u krijoi të gjitha kushtet dhe lehtësitë e mundshme./Alfapress.al
Po ndodh...
Kuvendi i "Ripërtëritjes"...për të mos lëshuar të shkuarën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128