“Barazia para ligjit është detyra kryesore”- Rama: 26 maji, ironi apo buzëqeshje fati, nga dhuna diktatoriale, te faza e fundit e integrimit!

Kryeministri Edi Rama tha sot në podkastin e tij “Flasim” se tani Shqipëria ndodhet në fazëne fundit të integrimit Evropian, por që e cilësoi si më të vështirën.
Detyrat e lëna nga BE më 26 maj kur nisi mbyllja e çeljes së negociatave dhe grupkapitujve për integrimin, ai i cilësoi domosdoshmëri që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, ku shteti bën për qytetarin dhe qytetari për shtetin.
Rama e cilësoi edhe si një ironi të fatit datën 26 maj kur u zhvillua konferenca ndërqeveritare në Bruksel, pasi korespondoi me datën e zgjedhjeve të 26 majit 1996 kur opozita socialiste e asaj kohe u dhunua dhe zgjedhjet u manipuluan.
“Javën që lam pas, më 26 maj, si për ironi apo buzëqeshjes së fatit, të dhunës dhe grabitjes së votave dhe vulosjes së një sundimi autokratik dhe me tipare diktatoriale në Shqipëri erdhëm në ditën ku Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugës së integrimit evropian duke mbyllur fazën e çeljes dhe hapur fazën e mbylljes së integrimit”, tha kryeministri mes të tjerash.
Ai shtoi se tani ka nisur edhe ngjitja e majës së malit për të vendosur flamurin shqiptar në BE. Një moment që e cilësoi se vjen me satiskafksion dhe përgjegjësi.
“Shqipëria si ndonjëherë u ngjit në majën dhe maja ku do ngjisim flamurin shqiptar, është më afër se ndonjëherë, është një moment kuptimplotë i kësaj rruge drejt anëtarësimit dhe certifikimit absolut i një pune të palodhur për anëtarësimin në BE. Moment që vjen me shumë satisfaksion e përgjegjësi. Nuk është një dat në kalendarin e integrimit por një rezultat i detyrave të realizuara dhe domosdoshmërisë së detyrave”, vijoi ai.
Dhe teksa ndoqi rekursin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE, shprehu besimin se 2027 do arrihej për mbylljen e plotë të negociatave.
“Përpjekja e barazisë përpara ligjit është detyra kryesore. Kjo fazë e fundit nuk është më e lehta, por më e vështira, detyrat që na ka lënë BE për të mbyllur negociatat me BE në fund të vitit 2027 dhe për anëtarësimin. Për ta përgatitur Shqipërinë, vendin e standardeve dhe përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin dhe qytetarit në raport me shtetin dhe të gjithëve bashkë”, tha ai.
“Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre. Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja ku do të ngjitemi së bashku dhe do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të stërgjatë ëndërrimi për Bashkimin Europian sot, por për atë që ishte hapësira e diellit që lind andej nga perëndon deri dje, është më afër se asnjëherë.
Menjëherë pas asaj dite të shënuar në Bruksel, ku hymë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ne jemi ulur dhe kemi miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të kësaj dekade. Një Shqipëri për të cilën puna përqendrohet sigurisht te përmbushja e objektivave që kanë të bëjnë me mbylljen e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar, në mënyrë që të realizojmë objektivin, por njëkohësisht një Shqipëri që, në këtë kontekst, me Udhërrëfyesin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një dokument i miratuar menjëherë pas Brukselit që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në vitet që vijnë, ne në thelb realizojmë një plan që orienton institucionet tona drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, me arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe, në tërësi, cilësinë e jetës.
Po ashtu, lemi miratuar edhe një partneritet strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, për një bashkëpunim që do ta mbështesë Shqipërinë në disa prej fushave më të rëndësishme të zhvillimit, duke filluar nga kapitali njerëzor dhe transformimi ekonomik, te rritja e gjelbër, drejtësia gjithmonë dhe padyshim, si dhe, në tërësi, forcimi i institucioneve. E solla këtu, në këtë shënim, këtë moment, sepse shpesh integrimi europian, rruga e negociatave, përmbushja e detyrave për kapitujt përkatës, shihen vetëm si një proces i ndarë, si një proces që lidhet me ndërveprimin mes nesh dhe Komisionit Europian, por në fakt integrimi është shumë më tepër se kaq. Ai lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me aftësinë tonë për të ndërtuar institucione më të forta, për të investuar te njerëzit, për të planifikuar zhvillimin afatgjatë, por edhe me domosdoshmërinë për ta përgatitur Shqipërinë, për ta jetësuar në hapësirën e republikës sonë vendin e standardeve dhe të përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin dhe të qytetarit në raport me shtetin, e të dyve bashkë në raport me të nesërmen e atdheut”, tha ai.
Rama foli edhe në lidhje me krijimin e Albanian Digital Solution, një projekt që e cilësoi transformim dixhital.
“Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, “Albanian Digital Solutions”, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar. Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes e-Albania-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit, duke krijuar, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe që do të mbulojë sferën publike të nevojave dhe të inovacionit në shërbimet publike, të inovacionit në qeverisjen e vendit në të dyja nivelet dhe të inovacionit në shërbim të një transformimi të jashtëzakonshëm.
Sot kemi një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet e inovacionit. Mbi 1100 aplikime kanë ardhur vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin “Startup Albania” dhe të gjitha këto na tregojnë se kemi fituar gradualisht një terren ku e kemi nisur edhe në këtë pikë nga fundi i fundit dhe sot kemi një vend në hartën europiane dhe globale të inovacionit për sa i përket sektorit publik, por kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara dhe kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara në sektorin privat. Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, tha ai.
Po ndodh...
Kuvendi i "Ripërtëritjes"...për të mos lëshuar të shkuarën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128