Përndiqte prej muajsh një vajzë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili prej muajsh përndiqte një vajzë.
Blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale A.C u vu në pranga në kuadër të operacionit “Cross road”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Cross road”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë.
Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cross road”, të ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasit A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.
-
-
Iu gjetën fara kanabisi me vete, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër
5 Dhjetor, 13:23
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


