Përplasen dy “Jet Ski” në plazhin e Velipojës, një 19-vjeçar përfundon në spital
18 Gusht 2024, 15:50 / AKTUALITET

Një incident është regjistruar këtë të diel në plazhin e Velipojës, ku dy mjete lundruese Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti ujor është regjistruar në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se shkaku kanë qenë manovrat e gabuara.
Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e e përplasjes, ka mbetur i plagosur njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128