Përplasen dy makina, plagosen 4 persona në rrugën Sarandë-Delvinë
5 Korrik 2025, 17:13 / AKTUALITET

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, në zonën e njohur si Shijan.
Sipas informacionit paraprak, një automjet Ford, me drejtues Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një automjet Benz në pronësi të Alen Preçit, u përplasën me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, katër persona, përfshirë drejtuesit e dy mjeteve, mbetën të plagosur. Ata u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku stafi mjekësor konfirmoi se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë punonjësit e Shërbimit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë, të cilët vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


