Përplasi 17-vjeçarin i cili ndërroi jetë/ Reagon policia: Çfarë akuze rëndon mbi ish-kryetarin e Bashkisë Himarë

22 Dhjetor 2022, 10:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi 17-vjeçarin i cili ndërroi jetë/ Reagon policia:

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Orikum-Llogara pranë fushës së sportit. Viktimë mbeti këmbësori Elio Hamiti, i cili u përplas nga automjeti tip “Benz” që drejtohej nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Elio Hamiti mori plagë të rënda nga aksidenti dhe u dërgua në spitalin e Himarës ku dhe përfundoi në gjendje kome. Më pas 17-vjeçari u transportua drejt Traumës në Tiranë ku dhe ndërroi jetë.

Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë Himarë, 66-vjeçari Vasil Bollano është arrestuar në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

 

Po ndodh...

ide