Plagosen nënë e bir në Has, shpërthen bombola e gazit

Pas shpërthimit të një bombole gazi në Has, paraditen e kësaj të marte, kanë mbetur të lënduar dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një banesë në fshatin Fajza, Has. Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur nënë e bir.
Dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Has/Informacion parapak
Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir).
Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128