Plagoset minatori në Bulqizë, 52-vjeçarit i bien në trup disa gurë nga tavani i galerisë
1 Shkurt 2024, 13:33 / AKTUALITET

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në minierën e Martaneshit.
Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “Ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi O.H 52 vjeç, banues në Mat, gjatë punës në një subjekt minerar në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë, duke i shkaktuar frakturë në këmbë.
Ky shtetas ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
