“Po më bie të fikët”/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja: Po të ishte polici te dera e shkollës, s’do kishte ndodhur

18 Nëntor 2024, 16:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Po më bie të fikët”/ Vrasja e 14-vjeçarit,

Një nga dëshmitaret tregon se e pa ngjarjen, por nuk ndërhyri. Ajo tregon se është mjaftuar me ndërhyrjen e të tjerëve, ndërsa shprehet se nëse do të kishte një roje te dera e shkollës ngjarja do të ishte parandaluar.

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete.

Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja, më vjen keq, nuk e di çfarë të them. Po të ishte ai, po të kishte një mësuese ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, u shpreh dëshmitarja për TCH.

 

Po ndodh...