Po ndihmonte 22 emigrantë të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohet 44-vjeçari, 3 në kërkim

11 Qershor 2024, 16:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Po ndihmonte 22 emigrantë të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohet
Policia e Shkodrës ka arrestuar 44-vjeçarin Abdyl Likaj, banues në fshatin Boriç i Madh, i cili ndihmonte emigrantët e Vendeve të Treta të kalonin ilegalisht kufirin, kundrejt fitimit të parave.

Ai kishte strehuar 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilëë synonin të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Policia sekuestroi një automjet me targa kosovare, që do të përdorej për të transportuar emigrantët, teksa gjithashtu janë indetifikuar dhe 3 shtetas kosovarë si bashkëpuntorë në këtë veprimtari kriminale, me inicialet A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.