Policia, “frikë” nga kush? Karamuço zbulon detajet: Efektivi nuk vepron pa eprorin ka raste...

15 Maj 2024, 22:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia, “frikë” nga kush? Karamuço zbulon detajet:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në shumë raste punonjësit e policisë presin eprorin e tyre për të vepruar në një gjarje tëc aktuar kriminale.

Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se policia është ende e pa liruar nga një hierarki e ngurtë, pothuajse ushtarake.

Sipas Karamuços, në Policinë e Shtetit, ka intriga brenda kolegëve, duke u referuar në raste të veçanta.

Në një zonë, janë shumë të familjarizuar. Familjarizohen me zonën, kur vjen puna për një kontroll banese, thërrasin FNSH. Nuk ka aty. Ti merr rrogën si punonjës i Policisë së Shtetit, je i pari që do hysh. Edhe në rastin e Durrësit. Hezituan këta fillimisht, ata që vajtën të parët. Vajti drejtori i i qarkut Durrës, bëri një negocim paraprak, sepse personi donte të dilte me kallash në rrugë, se tha, po më rrethojnë, do më sulmojnë që vetëm imagjinata e tij e di. Ai tha, jo, këto i kemi kapur ne jashtë. Po të kishte dalë jashtë ai, kushedi sa njerëz mund të kishte marrë në qafë. Këtë iniciativë mund ta merrnin edhe policët që ishin aty. Presin eprorin. E shikoj pak ngurtësim, janë rrethet hierarike, që policia është ende e pa liruar nga një hierarki e ngurtë, pothuajse ushtarake. Për shkak të historive të kaluara, ne kemi një problem të madh. Organizata është shumë e madhe e Policisë së Shtetit, është një organizatë që karakterizohet në raste të veçanta nga intriga brenda kolegëve. E ka humbur solidaritetin në rreth të tyre. Ecin mbi mina, sepse mendojnë që nuk kanë mbështetje dhe garanci nga kolegu dhe eprori i tyre”, theksoi ai.

 

Po ndodh...