Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për drejtorin dhe zyrtarët e Kadastrës në Lezhë. Akuzat

5 Prill 2024, 11:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të 4 zyrtareve të Kadastrës.

Drejtori i Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtaret e tjerë Artur Shabaku, Artmir Maxhuni, Redi Brung akuzohen se legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në shkelje të ligjit. Ata do të përballen në gjykatë, për veprat penale veprat penale të “Shpërdorimit të Detyres” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve” e kryer në bashkëpunim.

I pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Ndërtimit pa leje”.

Referuar dosjes hetimore, bëhet fjalë për një objekt 10 katësh në zonën e Kunës në Shëngjin, ku nga hetimet të cilët u drejtuan nga prokuroria e Lezhës Iva Harka, rezultoi se 4 katet e fundit janë ndërtuar pa leje dhe u legalizuan nga Kadastra në shkelje të ligjit.

Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banorët e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre.

Më herët Gjykata e Lezhës me kërkesë të me kërkesë të prokurorisë Iva Harka, në kuadër të këtij hetimi pezulloi nga detyra Drejtorin e Agjensisë së Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malotaj dhe Përgjegjësin e Legalizimeve.

 

Po ndodh...