Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

14 Shkurt 2026, 10:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet

Policia e Matit ka arrestuar një 46-vjeçar nga fshati Drita, Burrel, pasi u kap duke qarkulluar me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me një pushkë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Burrel–Komsi”, ku shërbimet e policisë, duke vepruar bazuar në informacionet e siguruara, finalizuan operacionin e koduar “Aksi” për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volkswagen”, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pushkë.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkëagen” me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.“, njofton policia.

Po ndodh...