Moska plane për “Pearl Harbor” në hapësirë? Gjenerali amerikan ngre alarmin: Rusia do të shkatërrojë satelitët me armë nukleare! Pasojat…

15 Prill 2026, 22:04 / BOTA ALFA PRESS

Moska plane për “Pearl Harbor” në hapësirë?

Rusia po shqyrton mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, në një skenar që është cilësuar si një “Pearl Harbor hapësinor”.

Paralajmërimi vjen nga Stephen Whiting, shefi i Komandës Hapësinore Amerikane, i cili deklaroi se Kremlini mund të synojë krijimin e kaosit në orbitë duke çaktivizuar një pjesë të madhe të satelitëve.

Sipas tij, një sulm i tillë mund të dëmtojë deri në 80% të satelitëve që ndodhen aktualisht në hapësirë, duke shkaktuar pasoja të rënda në shkallë globale.

Një zhvillim i tillë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e teknologjive moderne, duke përfshirë ndërprerjen e rrjeteve celulare, internetit dhe sistemeve të navigimit si GPS, të cilat varen nga infrastruktura satelitore.


Po ndodh...

ide