Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

15 Prill 2026, 22:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë në emisionin Opinion në Tv Klan dha më shumë detaje nga operacioni kundër zjarrit në një pallat pranë QSUT-së.

Goxhaj u shpreh se shtresa e jashtme e pallatit ka shpërndarë flakët.

Ai shtoi se pjesa më e vështirë ka qenë ajo e evakuumit të banorëve. Shtoi se janë lënduar 4 zjarrfikës, që ndihmuan në evakuuim.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikësëve të Tiranës: Kemi vazhduar deri në orët e para të mëngjesit në vendin ku ndodhi zjarri. Jemi ende të lodhur, sepse shërbimi zjarrfikës nuk ndalon asnjëherë. Gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës ishin përfshirë në aksion, gjithashtu u përfshinë dhe zjarrfikëse nga Vora e Kamza dhe kishim ndihma nga Ujësjellësi e Forcat e Armatosura. Edhe nga ajri ka qenë një helicopter në ndihmë.

Thirrja për flakët dje erdhi para orës 17:00. Nisëm automjetin e stacionit të Kinostudios, sepse ishte më afër. Është një pjesë e fasadës së objektit, që e përhapi zjarrin me shpejtësi. Shtresa e jashtme shpërndau flakët. Një pjesë tjetër e pallatit, me material më rezistues ndaj flakëve, nuk është djegur fare. Pjesa më e vështirë ka qenë pjesa e evakuuimit të banorëve, që ka qenë proces shumë i vështirë. Janë lënduar katër zjarrfikës, që ndihmuan banorët në evakuuim.

Po ndodh...

ide