BBC njofton shkurtimin e 2,000 vendeve të punës, ristrukturimi më i madh në gati 15 vite

16 Prill 2026, 00:02 / BOTA ALFA PRESS

BBC njofton shkurtimin e 2,000 vendeve të punës, ristrukturimi më

BBC do të shkurtojë rreth 2,000 vende pune në kuadër të një plani për të ulur kostot me 10% gjatë tre viteve të ardhshme, sipas burimeve të brendshme.

Këto shkurtime përbëjnë ristrukturimin më të madh në gati 15 vite në transmetuesin publik britanik dhe vijnë në një moment tranzicioni drejt drejtimit të ri.

Ish-shefi i “Google”, Matt Brittin pritet të marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm, muajin e ardhshëm.

BBC ka paralajmëruar gjithashtu reduktim të ndjeshëm të ekipeve që mbulojnë ngjarje kombëtare si ceremonitë mbretërore dhe funeralet shtetërore, duke i kufizuar ato në një numër minimal punonjësish dhe bashkëpunëtorësh të jashtëm.

Në shkurt, korporata bëri të ditur se synon të ulë shpenzimet me qindra milionë paund gjatë tre viteve, në kushtet e presioneve të konsiderueshme financiare.

Synimi është të kursehet rreth 10% deri në vitin 2029, megjithëse pa specifikuar se cilat shërbime do të preken.

Më herët, në janar 2025, u njoftua edhe shkurtimi i 130 vendeve të punës në shërbimin “BBC World”, si pjesë e përpjekjeve për kursime.

BBC financohet kryesisht përmes tarifës vjetore të licensës prej 174,50 paundësh që paguhet nga familjet britanike, ndërsa përballet me presion në rritje – në një treg gjithnjë e më konkurrues nga platforma streaming si “Netflix” dhe “Disney+”.

Po ndodh...

ide