Mbrëmje spektakolare në Mynih! 7 gola të shënuar, një karton i kuq dhe Bayerni që eliminon Realin

Bayerni i Mynihut ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League pas një mbrëmje spektakolare në “Allianz Arena” përballë Realit, në takimin që përfundoi 4-3 dhe me fitoren 1-2 në ndeshjen e parë.
Takimi i luajtur në Mynih nisi menjëherë me gol, me Guler që përfitoi nga gafa e Manuel Neuer, ndërsa pas 5 minutash, vendasit barazuan me Pavlovic.
Në minutën e 29’, ishte sërish talenti turk që kaloi Realin në avantazh, kësaj radhe me një supergol nga goditja e dënimit.
Gjithsesi, Kane barazoi takimin në minutën e 38’, ndërsa pas 4 minutash, Mbappe kaloi sërish në avantazh madrilenët.
Të dyja skuadrat donin kualifikimin, por gjithçka u vështirësua për “Los Blancos” pas daljes me karton të kuq të Camavingas në minutën e 86’.
Pas tre minutash, Luis Diaz shënoi dhe golin e tretë, ndërsa në sekondat e fundit, Olise dha goditjen përfundimtare.
Kështu, Bayerni kalon më tej në Champions, aty ku do të gjejë PSG-në, ndërsa Reali eliminohet për herë të dytë radhazi në çerekfinale.
6′ Pavlovic, 38′ Kane, 89′ L. Diaz, 90+4′ Olise / 1’, 29′ Güler, 42′ Mbappe
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128