Takimi 3-palësh në Uashington/ Hezbollahu pranon armëpushimin, por me kushte ndaj Izraelit

Hezbollahu në Liban ka pranuar një armëpushim, por me kusht që marrëveshja të respektohet nga të gjitha palët, përfshirë Izraelin.
Nënkryetari i Këshillit Politik të lëvizjes, Mahmoud Komati, tha se grupi është dakord për ndalimin e luftimeve, por nuk do të pranojë një situatë ku njëra palë e zbaton marrëveshjen dhe tjetra jo, siç ka ndodhur më parë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të nisin negociata direkte, pas një takimi të zhvilluar në Uashington. Bisedimet pritet të zhvillohen në një datë dhe vend që do të përcaktohen nga të dyja palët.
Situata në terren mbetet e tensionuar.
Luftimet rifilluan më 1 mars, kur Hezbollahu nisi sërish sulmet ndaj Izraelit. Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka intensifikuar goditjet ndaj objektivave të grupit në Liban dhe ka nisur një operacion tokësor në jug të vendit.
Pavarësisht sinjaleve për armëpushim, mbetet e paqartë nëse marrëveshja do të mbahet dhe nëse palët do të arrijnë të ulin tensionet në ditët në vijim.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128