Operatori i Call Center zbulon si funksiononte skema e mashtrimit dhe si ‘shënjestroheshin klientët

15 Prill 2026, 23:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operatori i Call Center zbulon si funksiononte skema e mashtrimit dhe si

Një operacion kundër Call Centerave u zhvillua disa ditë më parë në Tiranë, ku u goditën të paktën 3 prej tyre dhe u sekuestruan shuma të mëdha parash.

Në një intervistë për emisionin “Oponencë”, në News24, një operator i Call Center ka treguar se si funksiononte skema e mashtrimit, si ndahej puna dhe se si ‘shënjestroheshin  klientët’.

“Është një platformë meta trender 4 ose 5 që është e fundit. Shuma minimale ishte rreth 250 euro. Dhe kjo platformë e kontrolluar nga kompania. Në atë kohë pagesat bëheshin direkt me kartën e kreditit, çdo klient mund të hynte me kartën e tij të kreditit, ku hynte vet direkt dhe bënte edhe një foto të kartës së identiteti. Në momentin që bëhej depozita, lekët ishin në fitim të kompanisë dhe numrat janë fiktivë në sistem…Nëse fuste 250 euro ai mund të merrte dhe 250 euro të tjera. Kjo ishte skema e mashtrimit. Klientin isha i detyruar ta nxisja që të mësonte të përdorte platformën, tregjet…Për tri ditë apo gati një javë varet nga klienti mund ta bëja që të dyfishonte shumën…”, ka thënë ai.

Operatori: Në 2014 kur ka nisur që mori bumin Forex, listat ishin nëpërmjet numrave të Call Centerave që kishin një databaze shumë të madh. Në fillim merrnin të gjithë numrat dhe nëse klientë shfaqte interes, kalohej eksperti financiar, por në fakt ishte një operator tjetër dhe klientit i jepej të kuptohej sikur ishte një ekspert financiar, loja ishte të hiqesha sikur ishe me klientë shumë potencial dhe ta bindja që kisha sukses me klientët e mi. Dhe kjo ndodhte me çdo klient, i bëja një analiza se ku duhej të investonte dhe deri sa të shkonte te fitimi…Në fund të javës derisa e çoja te fitimi që e kisha bërë me plan, po ashtu duhet të merrja informacion se çfarë pune bënte klienti… Unë kam punuar në tregun italian dhe kishim një batutë, nëse ishte djali i ri nuk ka lek…bëhej profili nëse ishte investitor, apo sipërmarrës. Të gjithë e kanë ditur që ishte mashtrim, sepse nuk mund të thuash që një njeri 20-22 merr vesh nga financa apo tregje botërore. Turnet ishin në vendet ku operonin, Amerikën, Kanadanë, Australinë. Për Europën puna niste paradite dhe mbaronte në pasdite, nga ora 09:00 – 19:00 dhe në sallë kemi qenë rreth 150 veta në kompaninë ku isha.

Po ndodh...

ide