Historike! Talenti 16-vjeçar kosovar në stolin e Bayern-it ndaj Realit në Champions

15 Prill 2026, 21:11 / SPORT ALFA PRESS

Historike! Talenti 16-vjeçar kosovar në stolin e Bayern-it ndaj

Një tjetër moment i rëndësishëm për futbollin kosovar ka ardhur këtë mbrëmje, pasi talenti i ri, Erblin Osmani, është përfshirë për herë të parë në listën e ekipit të parë të Bayern Munich për një ndeshje të UEFA Champions League.

Mesfushori i ri është në stol për përballjen e kthimit çerekfinale ndaj Real Madridit, një sfidë e madhe që zhvillohet në Mynih duke nisur nga ora 21:00.

Ky është një hap i madh në karrierën e Osmanit, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik të gjigantit gjerman. Ai ka bërë tashmë debutimin me ekipin e parë të Bayern-it, duke u aktivizuar muajin e kaluar në ndeshjen e Bundesligës kundër Union Berlinit.

Përfshirja e tij në një ndeshje kaq të rëndësishme evropiane tregon potencialin dhe perspektivën që klubi sheh tek lojtari kosovar, i cili po vazhdon të bëjë hapa të rëndësishëm në një nga ekipet më të mëdha në Europë.

Edhe pse pritet ta nisë ndeshjen nga stoli, prania e tij në këtë sfidë prestigjioze është një arritje e madhe personale dhe një krenari për futbollin kosovar.

Po ndodh...

ide