Qeveria s'u kthen përgjigje, banorët e Bërxullës marrin vendimin: S'do votojmë më '14 Maj'

30 Prill 2023, 10:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qeveria s'u kthen përgjigje, banorët e Bërxullës marrin
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar projektin e aksit Thumanë-Kashar. Kryeplaku i fshatit, ka treguar se janë denoncuar nga policia e Vorës në Prokurori. 

Banorët thonë që ndihen të rrezikuar, pasi duan t’i “fusin në burg”, për shkak të protestave të tyre. Sipas tyre, janë duke u bërë veprime jo legjitime nga ana e shtetit. Madje banorët shprehen se nuk do të votojnë.

Banori: Jam kundër votimit, të gjitha banorët e fshatit s’duhet të marrin pjesë në votime. Arsyeja dihet, 7 muaj nuk kemi një përgjigje se ç’do bëhet me këta banorë. Duhet të vijnë të ulen me ne, në publik në praninë e mediave. Të bëjnë deklarata për shtyptë na tregojnë se si do të zgjidhet.

Po ndodh...