Qindra kilogramë kokainë gjenden në një anije, arrestohen 8 persona në Belgjikë, mes tyre edhe një shqiptar
6 Korrik 2025, 12:50 / AKTUALITET
BELGJIKË- Autoritetet belge në një operacion të zhvilluar së fundmi kanë zbuluar qindra kg kokainë në një anije cisternë turke.
Mësohet se anija “Scot Bremen” u ndalua pasi një patrullë policie vuri re në mbrëmje tetë burra që po lëshonin një varkë në marinën Blankenberge.
Zyra e prokurorit publik të Flandrës Perëndimore në njoftim theksoi se i konfirmojnë arrestimet në Blankenberge dhe zbulimin e drogës në cisternën e naftës në Zeebrugge.
Ata shtuan se ende nuk mund të komentojnë nëse dy rastet janë të lidhura.
Hetimi në vazhdim do ta tregojë këtë. 8 të arrestuarit janë 4 belgë, 3 holandezë dhe 1 shqiptar.
Anija mbeti e ankoruar në Zeebrugge.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
