Gazetari Erl Murati: Më interesante është përballja e PS me drejtësinë e re, sesa lufta e kësaj opozite

17 Prill 2026, 23:30 / POLITIKË ALFA PRESS
Gazetari Erl Murati: Më interesante është përballja e PS me

Gazetari Erl Murati, i ftuar në “Kjo Javë” u shpreh se ajo cfarë vihet re nga protestat e njëpasnjëshme të opozitës nuk janë çështjet që ato ngrenë, por mungesa e besimit tek njerëzit që i thonë ato.

Sipas Muratit, në pikën ku ndodhet PD dhe PS, më interesante duket përplasja e mazhorancës me drejtësinë e re, e cila sot është një luftë e hapur pas mbrojtjes politike që i bëri ish-zv/kryeministres Belinda Balluku duke penguar SPAK ta arrestojë, sesa lufta PD-PS.

“Lufta midis mazhorancës dhe drejtësisë së re është më e paparashikueshme. Ne e dimë se për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt u rreziku jeta e banorëve në një pallat që u përfshi nga flakët disa ditë më parë. Cmimet janë rritur, etj, dhe ato që thotë Berisha nuk mund ti kontestosh, por kur i thotë ai është i pabesueshëm, pasi është i paragjykuar politikisht dhe i shpallur non grata nga SHBA”, tha Murati.

Erl Murati: Nëse i hyjmë përmbajtjes së fjalës së Berishës dhe të tjerë që përdorën, nuk mund të gjesh shumë konstatime të gabuara.

Nga pikëpamja politike ka shumë për të thënë, duke nisur që nga vendimi i fundit i parlamentit, vendimi politik i PS ku vendosi të mbrojë politikisht ish-zv/kryeministren Belinda Balluku për të penguar SPAK që të autorizojë arrestimin e saj. Kemi një luftë të hapur midis PS dhe drejtësisë.

Po t’i shtosh kësaj dhe qëndrimet e Ramës por dhe nismat për të ndryshuar ligjet që janë miratuar pas reformës në drejtësi, më duket më interesante beteja e re mes PS dhe drejtësisë sesa midis PD dhe PS që është një betejë e vjetër që riciklon, unë do të surprizohesha shumë nëse fiton opozita në zgjedhjet e ardhshme.

Lufta midis mazhorancës dhe drejtësisë së re është më e paparashikueshme. Ne e dimë se për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt u rreziku jeta e banorëve në një pallat që u përfshi nga flakët disa ditë më parë. Cmimet janë rritur, etj, dhe ato që thotë Berisha nuk mund ti kontestosh, por kur i thotë ai është i pabesueshëm, pasi është i paragjykuar politikisht dhe i shpallur non grata nga SHBA,.

Një nga problemet që ka opozita është mungesa e besueshmërisë për shkak të personave që e thonë.

Po ndodh...