Berisha në QSUT, viziton deputetët e lënduar: Policia hodhi helme që përdoren për të verbuar arinjtë, Kalaja u godit në vend intim!

17 Prill 2026, 23:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha në QSUT, viziton deputetët e lënduar: Policia hodhi helme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi mbrëmjen e sotme të lënduarit nga përplasjet e protestës, të shtruar në Urgjencën e QSUT.

Gjatë vizitës, ai takoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si edhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja, të cilët mbetën të lënduar gjatë përplasjeve me policinë.

Pas daljes nga spitali, Berisha dha një deklaratë të ashpër për mediat, ku akuzoi drejtues të Policisë së Shtetit dhe qeverinë për dhunë ndaj protestuesve.

Ai e cilësoi ndërhyrjen e forcave të rendit si “egërsi të përmasave shtazarake”, duke përmendur me emra zyrtarë dhe efektivë policie, ndërsa pretendoi se ndaj protestuesve janë përdorur substanca të rrezikshme.

Sipas tij, gjatë protestës janë përdorur “helme dhe substanca të ndaluara nga konventat ndërkombëtare”, duke përfshirë edhe mjete që, sipas tij, përdoren për neutralizimin e kafshëve të egra.

Berisha deklaroi se një numër i madh protestuesish, përfshirë edhe deputetë si Boçi, Ivi Kaso, Flamur Noka dhe Blendi Himçi, janë ekspozuar ndaj sasive të mëdha të gazit dhe mjeteve të tjera.

Berisha: Egërsia e përmasave shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Skënder ballukut, Sokol Besprerit, njeriut që la kolegun në makinë dhe e dogjën të gjallë banditë terroristët në Qafë uzinë, Enton Alushi një mercenar i karteleve të drogës dhe Dashi i Operacionales, janë sjellë në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve. Janë përdorur helme dhe substanca që janë krime në Konventa. U përdorën helmet kundër arinjve, po janë helme që përdorën kundër arinjve për ti verbuar. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luciano Boçit, Ivi Kasos, Flamun Nokës, Blendi Himçi. Dhe një seri protestuesish demokratë që janë të shtruar këtu.

Kurse ndaj veprimtarit te shquar Aulon Kalaja kanë përdorur përveç verbuesit tyë arinjve, kanë goditur me shkop në pjesën oksibitale delikate për jetën e njeriut. U hodhën granata zhurmuese kanë marrë plaga të shumta në këmbë. Hodhën molotovë mbi protestuesit.

Po ndodh...