Radhë kilometrike mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare

7 Janar 2025, 22:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Radhë kilometrike mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet
Në Portin e Vlorës ka radhë kilometrike mjetesh që duan të largohen nga Shqipëria. Në pamje dallohet radha e gjatë e mjeteve.

Mësohet se shkak janë bërë kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare, çka sipas agjencive kanë shkaktuar edhe vonesa.

Kontrolleve në Portin e Vlorës nga Policia Kufitare nuk i ka shpëtuar as makina e funeralit. Për rreth 1 orë, makina e funarelit, i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nën dyshimet për drogë.

Makina kishte destinacion Italinë për të tërhequr trupin e një personi që ka ndërruar jetë atje. Kontrolleve për drogë u janë nënshtruar edhe mjeteve të tjera.

Mësohet se në të nuk është gjetur drogë.

 

Po ndodh...

ide