Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me staf të reduktuar

5 Janar 2024, 14:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke punon me staf

Pas kalimit të festave në tokën amë, shqiptarët kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Të shumtë janë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen, të cilët këto ditë janë përballur me rradhë të gjata në pikat e kalimit kufitar. Në Kapshticë, pala greke punon me sportelë të reduktuar, duke bërë që radhët të shtohen dhe qytetarët të presin më gjatë në kufi.

Radhët më të gjata janë krijuar në tokën neutrale, ku pala greke i ka vendosur automjetet deri në 5 korsi. Në rrethana të tilla, autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga homologët e tyre të shtojnë personelin dhe sportelet për të përballuar fluksin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje e 3 në hyrje ndërkohë që grekët me 2 në hyrje e një në dalje.

Vetëm ditën e premte kanë kaluar në anën tjetër të kufirit më shumë se 3700 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që një ditë më parë më shumë se 5100 shtetas, kryesisht shqiptarë.

 

Po ndodh...

ide