Rama poston foto të rrugës, Palasë-Dhërmi, të bërë nga shteti: Tani të nisin hotelet me 5 yje!

16 Gusht 2022, 14:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rama poston foto të rrugës, Palasë-Dhërmi, të

Në qeverisjen e Edi Ramës tashmë është bërë rrugë që përpara se biznesmenë të fuqishëm pranë tij të bëjnë ndonjë investim në bregdet, ai me paratë e buxhetit të shtetit, ju bën gati infrastrukturën; rrugët, energjinë, ujin e madje edhe pista helikopterësh.
Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama është mburrur me investimin e rrugës Palasë –Dhërmi duke postuar pamje nga punimet që kryhen.
Sipas Ramës kjo është një zonë ku do ndërtohen hotele me 5 yje dhe do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër. Rama shton se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.

Postimi i Ramës:
Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë. Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh.Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë????‍♀️????????????

Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh.

Rama poston foto të rrugës, Palasë-Dhërmi, të

 

Po ndodh...

ide