Zbulohet shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e tij

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të marrë në dorë dosjen hetimore të atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.
Gjitha dosjet e rënda kriminale, ku përfshihet ngjarja e Milotit por edhe atentatit i trefishtë në Fushë-Krujë, të përfshihen në një të vetme nga SPAK, me qëllim për të mësuar se cilat janë kundërshtarët që duan ta eleminojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.
Sa i përket denoncimit të bërë nga xhaxhi i Martinaj, Prokuroria e Kubrinit e ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim të mundshëm personi dhe mësohet se një grup i posaçëm agjentësh me hetuesit më të mirë që ka Policia e Shtetit janë duke u marrë me çështjen.
Policia është duke kryer kërkime në zonat e Fushëkuqes, në Durrës dhe Vlorë ku mendohet se Ervis Martinaj kishte të njohur të tij dhe mendohet e strehonin.
Sa i përket kallëzimit të xhaxhit të 40-vjeçarit, ai thoshte në polici: “Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të”.
Ndërkohë, Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



