Një përgjigje shqip për flamujt e huaj që kanë "pushtuar" Shqipërinë!

16 Gusht 2022, 13:35 / IDE NGA KRESHNIK SPAHIU

Një përgjigje shqip për flamujt e huaj që kanë

Ishte vjeshta e vitit 1999 dhe mëngjes me shi. Unë po udhëtoja me makinë të trupit diplomatik drejt Durrësit
Atje do organizonim një seminar me shoqërinë civile për luftën kundër korrupsionit.
Rrugës tek po i jepte makinës Max, shefi i projektit i ardhur nga Kanadaja me pyet: “Kreshnik, kaq shumë minoritet amerikan jetojnë në Shqipëri?
I habitur ja ktheva: “Çfarë nënkupton me minoritet se s’po ta kuptoj pyetjen?”
Max u drejtua nga dritarja dhe më tregoi me gisht çatitë e shtëpive që po ndërtoheshin.
Shumica mbanin flamur amerikan mbi çati.
Unë nuk e mbajta të qeshurën dhe ja ktheva.

“Jo, jo aspak! Kjo s’ka lidhje me fshatrat e Durrësit sepse kudo në Shqipëri e vendosin flamurin amerikan.
Në çati, në shtëpi, në zyra, në stadium, në mitingje.
Madje po hyre në restorantet shqiptare nuk e kupton nëse je në Itali apo Shqipëri nga simbolet italiane për të treguar dashurinë për traditën e tyre. Më shumë piceri italiane me simbole dhe flamuj gjen në Durrës sesa në Napoli
Të gjithë janë shqiptar dhe s’kanë origjinë amerikane, italiane apo gjermane”
Pas kësaj më është dashur dashur 2 orë për të analizuar pse ndodh ky fenomen në Shqipëri?!
Max nga Kanadaja nuk po kuptonte asgjë, pse shqiptarët mbajnë flamur amerikan kudo, madje edhe mbi mullarin e barit.
Të njëjtën pyetje 15 vjet më vonë ma bëri edhe një mik gjerman, kur pa sheshet e Shqipërisë plot me flamurë gjerman pas ndeshjes finale të kampionatit botërorë.
Kulmi ishte para 4 vjetësh në finalen Kroaci-Francë. U mbushën lokalet me flamuj kroat dhe plasi një dashuri dhe britma për Kroacinë.

Tifozllëk bën gjithë bota, por nuk merr një popull flamujt e një shteti tjetër dhe t’i valëvis nëpër sheshe.
Gjithsesi kjo është një traditë shqiptare, aspak negative sepse asnjë e keqe nuk na ka ardhur nga dashuria për të huajt.
Sot mu kujtuan këto histori nga debatet për grisjen e një flamuri në plazh.
Shqiptarizmi mbrohet më mirë duke tundur flamujt e miqve sesa duke i grisur ato.
Flamujt janë të popujve dhe jo të qeverive.
Asnjë flamur nuk duhet griset i çdo kombi qoftë.
Ne nuk do lejonim që flamuri ynë të griset jashtë kufijve sepse nuk do kishim mundësi ta mbronim atë nga agresioni larg nesh.

Flamujt janë simbole kombëtare dhe meritojnë respekt.
Ne duhet jemi model i harmonisë dhe jo i urrejtjes.
Gjermanët me francezët kanë luftuar kundër njëri-tjetrit ashtu si ne me turqit, por nuk grisin flamujt.
Edhe suedezët apo norvegjezët kanë luftuar kundër anglezve me shekuj, por respektojnë simbolet kombëtare.
Flamujt grisen vetëm nga kombet e prapambetura.
Ne jemi evropian dhe na shkon më mirë tundja e një flamuri të huaj, sesa grisja e tyre.
Nëse do i referoheshim historisë: Ne na kanë pushtuar dhjetra shtete dhe me këtë “logjikë” duhet grisim flamujt e gjithë botës.

Mos harroni, Bashkimi Europian nuk do egzistonte nën një flamur mes 27 shtetesh dhe kombesh që kanë 2700 vjet histori luftrash kundër njëri-tjetrit.
Në Gjermani jetojnë 5 milion turq dhe në çdo bllok pallatesh valvitet flamuri tyre, pa u prekur nga askush.
A mos mendoni vallë se ju që grisni flamuj në plazh me brekë banjosh, jeni më patriotë se gjermanët që lejojnë në mes Berlinit të valviten mijëra flamuj të juaj?
Jo aspak, patriotizmi i tyre lartësohet më shumë.
Në qendrën e botës tundet çdo flamur, në fundin e planetit jetohet duke i grisur simbolet e të tjerve si shenjë inferioriteti.

 

Po ndodh...