Gazetari zbulon sherrin e madh në qeverinë Rama: Çfarë ndodhi mes Ahmetajt, Agaçit dhe Veliajt?

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, ka zbardhur sipas burimeve të tija një sherr të madh që ka plasur në muajin korrik brenda qeverisë Rama, si pasojë e agravimit të aferës së Inceneratorëve.
Ai bën pyetjen retorike nëse Engjël Agaçi është ende në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë, pas një zënke agresive me ish- Zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas Çollaut, shkaku i këtij sherri ka qenë rrjedhja e dokumenteve të koncesionit të Inceneratorëve, me gjithë emrin e Engjëll Agaçit brenda. Pas kësaj- raporton në FB gazetari- zënka ka vazhduar edhe mes Ahmetajt dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
“A është ende në zyrë sekretari i përgjithshëm Engjëll Agaçi, apo ka braktisur zyrën, ka marrë rraqet e tij zyrtare dhe është larguar?
A ka shërbyer si shkak për të ndodhur kjo, një zënkë agresive me Arben Ahmetajn, pas thashethemeve se dosjen e inceneratorëve ku gjendet dhe Engjëll Agaçi i akuzuar, e ka përcjellë në duar të gabuara opozitare dhe mediatike, ish-ministri i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama?
A ka vijuar zënka socialiste e Ahmetajt, edhe me kryebashkiakun Veliaj në mjediset e bashkisë Tiranë, me kryepushtetarin vendor edhe ky i përfshirë në akuzën e inceneratorëve, grindje pak ditë para shkarkimit të ministrit?
Pa këtij sherri në korrik duket se Rama ka ndërhyrë për të larguar sekretarin e tij?
A ka qeveria një qëndrim më transparent për këtë ngjarje?
Por deri më tani nuk është bërë asgjë publike. Me sa duket shefi i qeverisë ka halle të mëdha me inceneratorët dhe Portin e Durrësit, e nuk i duhen më tepër telashe qeveritare në kurriz. Ndonëse ata kanë nisur e nuk mund të ndalojnë”, shkruan Çollaku në faqen e tij në FB./Alfapress.al
-
-
8 misteret ushtarake që askush nuk u jep dot shpjegim
16 Gusht, 12:30 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




