
Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës!

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme.
Këto momente edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukesi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.
I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës njoftom KMC i prefektures Kukes.

Kush fut duart në zgjedhje, s'ka Ramë e Berishë ta mbrojë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128