‘Mundësia’ çel fushatën me autobus me takimin e parë në Shkodër, Shehaj: Do të sjellim ndryshimin

11 Prill 2025, 10:22 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Mundësia’ çel fushatën me autobus me takimin e

Partia Mundësia çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit këtë të premte.

Me autobusin elektoral, kryetari i Partisë Agron Shehaj së bashku me kandidatet kanë nisur që prej mëngjesit të së premtes turin nga qyteti i Shkodrës, ku pati takime me qytetarët të cilët shprehën mbështetjen e tyre për këtë forcë të re politike që garon me numrin 10 në fletën e votimit.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se gjatë gjithë kësaj periudhe, në takimet në terren, ka gjetur mbështetje dhe pëlqyeshmëri nga qytetarët për programin e forcës politike që ai drejton.

Kjo, tha ai për arsyen sepse shqiptarët në këto zgjedhje duan dhe presin ndryshimin e qeverisjes së vendit.

Sot vendoset fati i Shqipërisë, do vendoset nëse do vazhdojmë të qeverisemi nga një qeveri që mendon për një grup njerëzish, të largojnë shqiptarët të mbajnë peng e të mos lejojnë njerëzit si ty e si bashkëshortja jote të kenë mundësi t’ja dalin pa nevojën e lidhjeve politike apo pazareve” i tha Shehaj një qytetari i cili e pyeti.

 

Po ndodh...

ide