Mot i keq në veri, ARRSH: Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve...
6 Prill 2025, 16:13 / AKTUALITET

Vendi ynë është përfshirë në 24 orët e fundit nga moti i keq me reshje shiu dhe bore, kryesisht në veri të vendit, duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kanë filluar reshje dëbore në Veri të vendit. Sipas ARRSH-së, reshje bore ka pasur në Bogë – Theth, Pukë – Fushë-Arrëz, Kukës – Ura Zapodit dhe në Qafë Mali.
“Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës”, informoi ARRSH.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

