Reshjet e shiut shuan disa vatra në Drenovë të Mallakastrës, mbeten aktive ato me intensitet të ulët

18 Korrik 2025, 10:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshjet e shiut shuan disa vatra në Drenovë të Mallakastrës,

Shirat e rëna pas mesnatës në Drenovë të Mallakastrës kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave të zjarrit, veçanërisht ne ato zona ku ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.

Burimet bëjnë me dije se vatrat aktive aktualisht janë me intensitet të ulët dhe situata është nën kontroll.

Kujtojmë se një ditë më parë flakët dolën jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë. Në terren ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Në prononcimin e tij mediat Çako ai tha zjarret janë një problem shumë i madh, ndaj qytetarët duhet të kenë kujdes kur djegin mbetje edhe pranë fermave të tyre, pasi mund të shkaktojnë shumë dëme.

Nga statistikat e djeshme sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 120 ha shkurre dhe pyll me pisha, teksa gjithashtu janë djegur edhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

Po ndodh...