Lajme flash

Rishfaqet fruthi në Fier, regjistrohen 9 raste në muajin e fundit

4 Prill 2025, 12:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rishfaqet fruthi në Fier, regjistrohen 9 raste në muajin e fundit

Shpërthimet e fruthit në mbarë botën kanë alarmuar edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë.

Vetëm gjatë muajit mars, në qytetin e Fierit u identifikuan 9 raste të fruthit, ku të gjithë fëmijët e prekur rezultuan të pavaksinuar.

Rasti i parë i konfirmuar ishte një fëmijë që, pas një qëndrimi dyjavor në Itali, u kthye i infektuar, ndërkohë që prindërit kishin refuzuar vaksinimin kundër fruthit. Një tjetër vatër infeksioni u identifikua në një kopsht, dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, mjekja Moçi paralajmëron për rrezikun e përhapjes së sëmundjes në rast të mosvaksinimit.

Prindërit, theksoi mjekja nuk duhet të ndikohen nga zërat që lidhin vaksinën e fruthit me autizmin, një teori tashmë e rrëzuar shkencërisht dhe e tejkaluar.

Vaksinimi për specialistët e mjekësisë mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj fruthit dhe mënyra më efektive për të parandaluar shpërthimet epidemike.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128