Lajme flash

Rama dhe Berisha "përplasen" sot në Itali, nisin fushatën me diasporën për votën e 11 majit

13 Prill 2025, 12:11 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama dhe Berisha "përplasen" sot në Itali, nisin

Pasi hapën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit majit në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha zgjodhën Italinë të parën për të kërkuar votën  e shqiptarëve të diasporës, e cila voton për herë të parë në këto zgjedhje.

Këtë të diel në orën 15:00, kryeministri Edi Rama do të takohet me shqiptarët në Milano, ndërsa demokratët një orë më pas në orën 16:00 në Brescia.

Rama së bashku me përfaqësuesit e strukturave socialiste do të takohet me shqiptarët në “Centro Congresi”, në Malpensa Fiere, në Busto Arsizio. Ndërsa takimi i Berishës do të zhvillohet në Teatro Clerici, Via San Zeno 168 në Brescia.

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.

Takimet e tyre me shqiptarët në diasporë vijnë në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku si kryeministri Rama dhe kryedemokrati Berisha do të kërkojnë votën e shqiptarëve jashtë vendit, të cilët votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

Po ndodh...