Berisha e vuri në listën e mbyllur në Elbasan, Haxhinasto bën fushatë për Ilir Metën në Tiranë

17 Prill 2025, 15:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha e vuri në listën e mbyllur në Elbasan, Haxhinasto

Bashkë me Erisa Xhixhon, por dhe kandidatë të tjerë të PL, është bashkuar dhe kandidati Edmond Haxhinasto, në fakt ky i fundit është kandidat në Elbasan, por deri më tani është parë duke bërë fushatë në Tiranë, për të kërkuar vota për Ilir Metën, që ndodhet në listën e hapur.

Ky fakt ka irrituar demokratët e Elbasanit, sepse Edmond Haxhinasto, vetë është kandidat për deputet, i dyti në listën e sigurt të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore” në Qarkun e Elbasanit.

Në fakt, Edmond Haxhinasto e ka mandatin të sigurt në Elbasan sepse është i dyti në listën e mbyllur, prandaj nuk e vret shumë mendjen, dhe është vendosur në Tiranë për votat e Ilir Metës.

 

 

Po ndodh...