Skuadra e Flik në vështirësi, zbulohet rënia drastike e lojës së Barcelonës

Barcelona me shpirt ndërdhëmbë ka marrë një barazim të vuajtur në Njukasëll. Nuk është goli i shënuar në sekondat e fundit ai që ngritur tensionet në klubin katalanas. Eshtë loj, por sidomos forma fizike e futbollitëve. Një skuadër e cila bënte presing në të gjithë fushëm tani duhet të shikojë të tjerët si vrapojnë më shumë e atë që bënte vetë po ja përsërisin atyre. Nuk është fjala për një ndeshje, atë kundër Njukasëll, e cila është e 12-ta në Premier Lige.
Fakt është se pas një stërmundimi në Kupë kundër Atletikos në Madridt lojtarët blaugrana duket se mezi shtyjnë minutat deri në fund të ndeshjes. Katalanasit po përballen me një orar të ngjeshur, vendimtar dhe kërkues, veçanërisht në javën e fundit, në të cilën ata kanë pasur një konsumim të madh, ndeshja e dytë e gjysmëfinaleve të Copa del Rey kundër Atlétikos së Madridit të martën e kaluar, ndeshja e LaLiga të shtunën në San Mamés dhe ndeshja e djeshme të martën në Njukasëll. Imazhet në fushë flasin vetë.
Si fillim, mbrojtësi nuk ishte në gjendje të ngrinte as të mbathurat për shkak të shqetësimit. Ai ishte në stol, por nuk doli as për t’u ngrohur gjatë ndeshjes. Përveç kësaj, lodhja e Araujos, Bernalit, Pedrit ishte shumë e dukshme. Në fakt, lojtari uruguaian foli pikërisht për një veprim në të cilin përpjekja mori dëmin e saj.
Para golit të Njukasëllit, uruguaiani u rrëzua në tokë me ngërçe dhe doli jashtë fushës, por ai u tërhoq zvarrë derisa hyri sërish në fushë dhe gjyqtari e qortoi për qëndrimin e tij. Ai e detyroi të dilte sërish. Ai nuk arriti të mbronte zonën e tij në aksionin e Barns “Unë nuk i kuptoj rregulloret. Nëse jam i në gjendje mund të hyj në fushë në këmbë ose duke u zvarritur. Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit. Ai më dërgoi përsëri jashtë fushës për tu mjekuar. Ishte kjo arësyeja që nuk munda të shkoja e të mbuloja veprimet e Barns.
Ai gjithashtu iu referua konsumimit të madh të skuadrës. “Ne vijmë nga javë më ngarkesë të madhe. Champions Liga është një turne ku duhet të japësh maksimumin në çdo ndeshje dhe këtë bëmë edhe kundër Njukasëllit Ndoshta mbërritëm pak të lodhur. Ne duhej të shihnim kur të bënim presing dhe kur jo. Ata janë një ekip shumë fizik dhe ne duhej të zgjidhnim momentet” -ka thënë mbrojtësi katalanas.
Një shembull i qartë i konsumimit ishin dyshja e mesfushorëve. Pedri duhej të largohej nga fusha në minutën e 70-të dhe Flik tha se, padyshim që ai duhej të kujdesej për rezultatinpor në të njtën kohë ai ishte gjithashtu i shqetësuar për shëndetin e lojtarit. Tre minuta më vonë ishte Bernal ai që u largua nga fusha. Katalanasi u rrëzua me shenja të dukshme rraskapitjeje.
“Isha absolutisht i rraskapitur” – ka qënë e vetmja fjali që mund të thonte në ato momente. Pikërisht, për këtë arësye trajneri Flik e la pushim skuadrën të mërkurën. Edhe pse seanca stërvitore ishte planifikuar për këtë mesditë, trajneri vendosi ta anulojë seancën.
KALENDARI I JAVËS PASARDHËSE AKOMA MË I NGJESHUR
Ekipi do të kthehet në stërvitje të enjten. Skuadra nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar nga sfida në Njukasëll. Të dielën ata presin Sevijan në “Spotify Camp Nou” dhe, javën e ardhshme, ata do të përballen me ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve dhe përballjen me Rajo Vajekano./Panorama
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

