Motorristët e ‘Wolt’ në Vlorë dalin në protestë, kërkojnë rritje page

12 Mars 2026, 21:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Motorristët e ‘Wolt’ në Vlorë dalin në

Dhjetëra motoristë të shpërndarjes së ushqimit, pjesë e kompanisë “Wolt”, kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të enjte, në qytetin e Vlorës, duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave që, sipas tyre, janë të drejta dhe legjitime.

Në qendër të kërkesave qëndron rritja e vlerës së pagesës për çdo kilometër të përshkuar gjatë shpërndarjes së porosive nga restorantet deri në adresën e klientit.

Motoristët thonë se shpesh porositë kërkohet të dorëzohen edhe në katet më të larta të pallateve, ndaj kërkojnë që për këto raste të parashikohet një pagesë shtesë.

Po ashtu, ata kërkojnë që në rastet kur klienti zgjedh opsionin e dërgesës më të shpejtë, edhe korrierët të përfitojnë pagesë ekstra.

Po ndodh...