Oscars 2026 zbulon listën e re të prezantuesve të ceremonisë

Lista e prezantuesve për Academy Awards 2026 është zgjeruar me emra të rinj të Hollywood-it.
Vetëm pak ditë para natës më të madhe të kinemasë, Academy of Motion Picture Arts and Sciences njoftoi prezantuesit e tjerë që do të ngjiten në skenë gjatë ceremonisë së 98th Academy Awards, e cila do të mbahet më 15 mars.
Në listën e re që do të dorëzojnë çmime përfshihen Nicole Kidman, Channing Tatum, Pedro Pascal, Rose Byrne, Jimmy Kimmel, Delroy Lindo, Ewan McGregor, Wagner Moura, Sigourney Weaver, si dhe dyshja baba e bir Bill Pullman dhe Lewis Pullman.
Më herët ishte konfirmuar se prezantues do të jenë edhe Robert Downey Jr., Anne Hathaway, Priyanka Chopra, Chris Evans, Gwyneth Paltrow, Javier Bardem, Demi Moore, Kumail Nanjiani dhe Maya Rudolph.
Gjithashtu në skenë për të ndarë çmime do të rikthehen edhe fituesit e kategorive të aktrimit në vitin 2025: Adrien Brody, Mikey Madison, Kieran Culkin dhe Zoe Saldaña.
Ceremonia do të prezantohet sërish nga komediani Conan O’Brien, i cili rikthehet për herë të dytë radhazi në rolin e moderatorit.
Gjatë një konference për shtyp më 11 mars, producentët ekzekutivë Raj Kapoor dhe Katy Mullan zbuluan se ceremonia do të sjellë disa surpriza të mëdha, përfshirë ribashkime të veçanta në skenë.
Mes tyre do të jetë një ribashkim i aktorëve të filmit Bridesmaids, si dhe një moment special për fansat e Marvel.
Ceremonia do të përfshijë edhe performanca muzikore nga disa prej të nominuarve për Këngën më të Mirë Origjinale. Artistet EJAE, Audrey Nuna dhe Rei Ami do të interpretojnë këngën Golden nga filmi KPop Demon Hunters, ndërsa Miles Caton do të performojë I Lied to You nga filmi Sinners.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128