Nënë e bijë të sëmura mendore ‘terrorizojnë’ banorët e një pallati në Manzë, me gurë, britma e thika

Dy gra, nënë e bijë, të cilat vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, jetonin të vetme në katin e dytë të godinës, duke u kthyer sipas banorëve në rrezik serioz për komunitetin.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” kanë mbërritur disa video, ku shfaqen dy gratë teksa dalin në ballkon me sende të forta në duar dhe bërtasin në drejtim të kalimtarëve. Në një tjetër rast, njëra prej tyre shihet teksa hyn në një market dhe ofendon shitësen, duke e akuzuar se i ka vjedhur mallin.
Banorët e pallatit tregojnë se jetojnë prej kohësh në frikë. Njëri prej tyre shprehet se jeton një kat më poshtë, ndërsa djali i tij në të njëjtin kat me dy gratë. Sipas tij, ato kanë shkuar disa herë me thikë në dorë drejt banesës së djalit, madje edhe në një moment kur nusja e tij ishte shtatzënë.
Një tjetër komshi rrëfen se dera e banesës së tij është goditur me tulla, pasi nëna dyshonte se ai mbante të mbyllur brenda vajzën e saj. Ndërkohë, një banor i katit të parë tregon se nipi i tij 4-vjeçar ka frikë të lëvizë në shkallët e pallatit për shkak të situatës.
Problemet nuk janë kufizuar vetëm brenda godinës. Një sipërmarrëse, e cila ka një biznes përballë pallatit, thotë se i janë thyer xhamat e dyqanit me gurë të hedhur nga ballkoni i dy grave.
Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë ndihmën e policisë, por pa rezultat konkret, duke bërë që situata të vijojë e njëjtë.
Pas ndërhyrjes së “Fiks Fare”, gazetarët iu drejtuan stacionit të policisë në Manëz. Shefi i stacionit vendosi që të ndërhyhej menjëherë, duke dërguar një autoambulancë për transportimin e dy grave drejt spitalit.
Gjatë ndërhyrjes, vajza u has në rrugë dhe bëri rezistencë të fortë për të hipur në ambulancë, duke bërtitur dhe kundërshtuar, deri sa u shoqërua nga punonjëset e policisë. Ndërkohë, në banesë, nëna refuzoi të dilte, duke u transportuar me barelë.
Të dyja u dërguan në Spitalin Rajonal të Durrësit për vlerësimin fillestar mjekësor, me qëllim transferimin e mëtejshëm në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ku edhe më parë kanë marrë trajtim.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128