Kumbaro del nga SPAK: U pyeta lidhur me stadiumin “Air Albania”
30 Prill 2026, 17:17 / POLITIKË

“Isha në cilësinë e personit në dijeni”, kështu u shpreh Mirela Kumbaro pas përfundimit të dëshmisë së saj në SPAK.
Ajo tha se ishte thirrur në lidhje me një çështje që lidhet me stadiumin “Air Albania”.
Ministrja, e cila u paraqit rreth orës 13:00 pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se roli i saj ishte thjesht si person në dijeni të rrethanave të hetimit.
“Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Air Albania,” u shpreh ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kjo është hera e parë që Kumbaro paraqitet pranë prokurorëve të posaçëm.
Po ndodh...
Sali Brava
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128