Broja mbetet pa trajner, Scot Parker largohet nga drejtimi i ekipit
30 Prill 2026, 15:05 / SPORT
Te Burnley nuk kanë pritur fundin e sezonit për të ndërprerë bashkëpunimin me Scott Parker. Me anë të një njoftimi për mediat, klubi i Burnley bëri zyrtare largimin e Scott Parker, një vendim i përbashkët i ardhur pasi një fundi të hidhur me Burnley që ra një kategori më poshtë, në Championship.
Armando Broja është tani i detyruar të bëjë edhe një herë llogaritë nga e para, jo vetëm për 4 javët e fundit, por mbi të gjitha në kuadër të sezonit të ri.
Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri, Broja është i detyruar të marrë një vendim, të qëndrojë te Burnley dhe të luajë për herë të parë në Championship, apo të shqyrtojë ofertat që mund të vijnë gjatë merkatos së verës.
Po ndodh...
Sali Brava
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128