E vetmja që u lejua të kandidojë pë kreun e PD/ Kush është mjekja Mereme Sela: Rol drejtues nuk më është dhënë asnjëherë, por për Berishën kam shumë respekt!
Në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, i vetmi emër që është regjistruar përballë Sali Berishës është Mereme Sela, mjekja e QSUT-së, e cila ka marrë edhe “bekimin” e Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
Sela nuk është figurë e njohur e politikës dhe as pjesë e strukturave srejtuese të demokratëve, dhe ajo vet e ka pranuar këtë. Por megjithatë ky fakt nuk e ka penguar të marrë përgjigjen pozitive të Nokës.
“Rol drejtues nuk më është dhënë asnjëherë”, është shprehur pas dorëzimit të kandidaturës së saj ditën e sotme në selinë blu, dhe ka theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë.
Ndërkohë Noka ka deklaruar: “Mereme Sela është demokrate, është anëtare e partisë. Plotësimi i kritereve është çështje e institucioneve, por ajo është demokrate. Për të qenë pjesë e PD duhet së pari të jesh demokrat dhe jo t’i shërbesh Ramës, por demokratëve”
Mereme Sela ka thënë se është anëtare e PD, që prej vitit 2014, ndërsa në primaret e vitit të kaluar në Durrës, ajo ka marrë vetëm 43 vota.
“Jam në PD që nga viti 2014. Pse kam marrë 43 vota në Primaret e PD? Kam bërë ankesat e mia për votat që… se si janë marrë në Qarkun e Durrësit, dhe nuk është se e ka vënë ujin në zjarr dikush për të më thirrur, qoftë edhe për ankesën më të vogël që unë kam bërë. Edhe në primaret e Durrësit kërkova që secili kandidat të prezantonte programin e tij. Nga të gjithë kandidatët, kam qenë e vetmja që kam shkruar te grupi që është mirë të mblidhemi para anëtarësisë, të na njohi për kontributet. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur”
Ndërsa e pyetur nga gazetarët në lidhje me kreun e PD, Sali Berishën, ajo ka thënë: “Unë kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam: nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan, le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”
Po ndodh...
Sali Brava
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128