“Rrufe në qiell të hapur”, Partizani nuk kapërdin humbjen në derbi, largon Kërnajën

30 Prill 2026, 15:50 / SPORT ALFA PRESS

“Rrufe në qiell të hapur”, Partizani nuk kapërdin

Partizani largon trajnerin Oltijon Kërnaja. Lajmi i papritur është njoftuar nga vetë klubi i kuq vetëm pak çaste më parë, ndërsa ekipi po përgatitej për sfidën e kësaj fundjave me Flamurtarin.

Të kuqtë kanë pësuar një tjetër tronditje, duke qenë vetëm tri javë larg fundit. Humbja në derbin me Tiranën nuk u kapërdi, duke bërë që bardheblutë të sjellin shkarkimin e dytë të një trajneri te Partizani brenda sezonit. “Demat” kanë regjistruar 3 humbje e 3 barazime në 6 ndeshjet e fundit, rezultate të cilat kanë kompromentuar objektivat e klubit

FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova