Shuhet shkencëtari që deshifroi gjenomin njerëzor dhe ndryshoi shkencën me ADN-në sintetike

Sipas institutit, Venter ndërroi jetë pas shtrimit në spital, si pasojë e komplikimeve të lidhura me trajtimin e një forme të re të kancerit me të cilin ishte diagnostikuar së fundmi. Craig Venter konsiderohet një nga shkencëtarët që ndryshoi mënyrën se si kuptohet biologjia moderne. Ai ishte pjesë kyçe në renditjen e gjenomit njerëzor dhe më vonë krijoi organizmat e parë bakterialë me një gjenom të sintetizuar artificialisht, një arritje që hapi debate të mëdha shkencore dhe etike.
Instituti që mban emrin e tij tha se trashëgimia e Venterit do të vazhdojë përmes kërkimeve të mëtejshme në gjenetikë dhe biologji sintetike. “Craig besonte se shkenca përparon kur njerëzit guxojnë të mendojnë ndryshe dhe të ndërtojnë atë që ende nuk ekziston,” u shpreh presidenti i JCVI, Anders Dale.
Venter lindi më 14 tetor 1946 në Salt Lake City, SHBA. Gjatë karrierës së tij, ai u bë një figurë e debatueshme në komunitetin shkencor për qasjen e tij të shpejtë dhe shpesh jokonvencionale ndaj kërkimit, e cila disa herë u kritikua si e nxituar apo e ekzagjeruar.
Megjithatë, kontributet e tij u vlerësuan gjerësisht në nivel ndërkombëtar. Në vitin 2009, ai u nderua nga Presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama me Medaljen Kombëtare të Shkencës, një nga vlerësimet më të larta shkencore në SHBA.
Instituti i tij ka deklaruar se do të vijojë punën në fushat që ai nisi, duke e cilësuar Venterin si një nga mendjet më novatore të biologjisë moderne.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128